Se shpejti do te keni mundesi per:

Konsulte video me Specialistet me te mire.

Nje opinion te dyte nga mjeku.

Te krijoni kartelen tuaj online.

  • Decrease font size
  • Default font           size
  • Increase font size
Indeksi i pyetjeve dhe pergjigjeve te Dr. Erion Dasho PDF Printoje Shpërndaje me Postë Elektronike

Kur lexoj kam djegie ne sy dhe me mbushen me lot...preferoni te kem syze apo ti nenshtroem ndonje operacioni?

Ne mungese te te dhenave me te hollesishme rreth personit tuaj, po mundohemi te japim nje pergjigje qe permbledh dy prej shkaqeve me te shpeshta te lodhjes dhe skuqjes se syve gjate leximit.
Ne rastin e personave me moshe mbi 45 vjec, lodhja gjate shikimit afer dhe skuqja e syve shpesh lidhet me presbiopine, humbjen fiziologjike te aftesise akomoduese te syrit.  Kjo situate korrigjohet nepermjet mbajtjes se syzeve me numer nga +0.5 deri 3.0 diptri ne varesi te moshes.  Per te vleresuar ne se ju i perkisni kesaj kategorie si dhe per te percaktuar numrin e sakte te syzeve, ju rekomandojme viziten tek mjeku i syve (okulist).
Ne rastin e personave nen 45 vjec qe kryejne pune ne kompjuter, pune qe lidhen me plotesim dokumentacioni, persona te apasionuar pas leximit, etj, lodhja dhe skuqja e syve lidhet shpesh me perqendrimin e vazhdueshem te shikimit ne nje objekt te afert.  Kjo shkakton lodhje te disa muskujve qe ndodhen ne brendesi te syrit dhe nga ana e personit perceptohet si “lodhje e syrit”.  Per te gjithe personat qe punojne vazhdimisht ne kompjuter, lexojne gjate, fiksojne nje objekt te afert gjate punes, etj. rekomandohet qe cdo gjysme ore pune apo lexim i perqendruar te largohet shikimi nga objekti i punes dhe te shihet nje objekt i cili ndodhet disa metra larg per rreth 1 minute.  Kjo ndihmon ne shlodhjen e muskujve qe u permenden me lart.  Ne se shqetesimet vazhdojne, rekomandohet vizita tek mjeku i syve (okulist).
Ju lutem na kontaktoni serish ne se keni pyetje te tjera, ose ne se deshironi te jepni te dhena me te hollesishme rreth problemit tuaj shendetesor qe do te ndihmojne per nje pergjigje te personalizuar.

Une bart syze dhe lente kam nje dioptri D +4 dhe L +4.5, dua te marr nje mendim nga ju tani jam 25 vjeq do me rritet akoma dioptria dhe a kam mundesi te kryej une pune si psh pune e kirurgut me kete dioptri qe kam, jam student i mjekesise.

I dashur Dr.
Faleminderit per pyetjen tuaj. Hyperopia juaj eshte jo shqetesuese dhe mbetet brenda parametrave te cilat menaxhohen me sukses nepermjet syzeve, lenteve te kontaktit, ose korrigjimit kirurgjikal (LASIK ose nderhyrje kirurgjikale nepermjet lazerit). Pas moshes 25 vjec me perfundimin e rritjes fiziologjike te organizmit dhe stabilizimit  te fuqise akomoduese te muskulit ciliar nuk pritet rritje e metejshme e numrit.
Gjithsesi duhet te keni parasysh se pas moshes 45 vjec kur te shfaqet fenomeni tjeter fiziologjik i presbiopise, ju do te keni nevoje per nje numer syzesh qe do te rritet progresivisht duke nisur nga +4 deri +7 per te mundesuar pamjen afer. Gjithe kete informacion paksa te zgjatur dhe te hollesishem po jua japim duke patur parasysh qe bashkebisedojme me nje koleg. Si perfundim, mund t'ju qetesojme duke ju thene se numri qe ju keni nuk perben shqetesim as per aktivitetin e tanishem dhe as per ndonje aktivitet te adhshem. Pra ju mund te ndiqni karrieren kirurgjikale ose cdo karriere tjeter brenda profesionit tone pa asnje pengese.
Duke ju uruar suksese ne mesime dhe te beheni nje doktor sa me i mire.
Me respekt
Dr. Erion Dasho

 

Shendeti femeror

Gjinekologjia
Gjinekologjia dhe Obstetrika

Lajme shkurt

Perkufizim
Kontraceptive orale ose "pilulat"antikonceptive jane tableta qe merren nga goja dhe pérmbajné hormone {estrogjene dhe progestativè} ne raporte tè ndryshme, te cilat pengojnè mbetjen shtatzanè.
( 2 ) Tipat e ndryshem te KO